“S’heqim dorë nga Serbia!” Mesazhet e serbëve në veri: Luftoni bllokadat e Kurtit

Nga Rosalba Bejdo
31 Gusht 2025, 12:46 | Aktualitet

“S’heqim dorë nga Serbia!” Mesazhet e serbëve

Postera me ngjyrat e flamurit serb u shfaqën në veriun e Kosovës mëngjesin e së dielës. “Nuk do të heqim dorë nga Serbia, “Dua Serbinë time sërish’, “Luftoni kundër bllokadave të Kurtit”, ishin disa prej mesazheve të shkruara.

Siç raportohet, posterat ishin vendosur gjatë natës në disa zona të Mitrovicës së veriut e po ashtu në Gracanicë.

Nuk është hera e parë që mesazhe të tilla shfaqen në veriun e Kosovës. Në të kaluarën, grafite që kërkonin rikthim të ushtrisë serbe në Kosovë, apo mesazhe të tjera të forta kanë nxitur frikën për tension në veriun e brishtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos