Prishtina e ka pritur Vitin e Ri me sheshe të mbushura, muzikë live dhe masa të shtuara sigurie. Qytetarë të të gjitha moshave u mblodhën në qendër të kryeqytetit për të përcjellë ndërrimin e moteve, duke krijuar një atmosferë festive që kulmoi në mesnatë me fishekzjarrë.
Policia e Kosovës ishte e pranishme me një plan të veçantë operativ për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ndërkohë që nuk u raportuan incidente serioze. Sipas policisë, ndërrimi i motmoteve, ka kaluar me disa raportime për incidente që lidhen me pjesën e festimeve.
Nga disa rajone të vendit janë raportuar incidente me lëndime trupore si pasojë e përdorimit të pa kujdesshëm të mjeteve piroteknike, raste të lëndimeve të lehta nga armë zjarri dhe dëme materiale si pasojë e zjarreve nga përdorimi i pakujdesshëm i mjeteve piroteknike.
Lindja e parë e vitit 2026 në Kosovë ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku në orët e para të vitit të ri kanë ardhur në jetë trinjakë, që të tre djem. Sipas stafit mjekësor, si nëna ashtu edhe fëmijët janë mirë. Ata i vizitoi edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ky i fundit ndërrimin e viteve e priti në kazermën ushtarake “Adem Jashari” pasi paraprakisht kishte qëndruar edhe në Stacionin Policor në Prishtinë. (A2 Televizion)