"Situata në veri nuk është..."- Drejtori i Policisë së Kosovës: Serbia ka dirigjuar sulmin e 29 nëntorit

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2024, 12:50 | Aktualitet

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazment Hoxha ka bërë publik raportin vjetorin për sigurinë në Kosovë.

Në këtë raportim vjetor, Drejtori i Policisë ka vënë theksin në faktin se bandat të cilat kanë kryer sulmin e fundi të 29 nëntorit janë të dirigjuara nga Serbia dhe më konkretisht brigada e veriut të vendit.

Sipas Drejtorit të Policisë, Gazment Hoxha siguia në veriun e vendit është në pikën më të lartë.

Kujtojmë se pak ditë më parë një sulm me eksploziv ndodhi në kanalin e Ibër Lepencit, që shkaktoi probleme me ujin e pijshëm për shumë qytetarë të Kosovës.

Sulmi u dënua ashpër nga autoritetet në Prishtinë dhe jo vetëm, të cilët pretenduan se pas tij fshiheshin bandat e lidhura me Serbinë.

Sulmi në kanalin e Ibër Lepencit ishte i dyti i atyre përmasave, pasi më parë një sulm i madh nga grupet kriminale serbe ndodhi në Banjskë të Zveçanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos