Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, kërkoi forcim të koordinimit dhe bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
Një vëmendje të madhe kërkoi për shqiptarët që jetojnë në Serbi, pasi përballen me sfida të mëdha.
“Kjo seancë e përbashkët parlamentare duhet të shërbej si një thirrje për veprim si një kujtesë së qëllimi ynë i përbashkët kërkon ambicie edhe më të mëdha edhe përpjekje më të palodhshme. Ne po jetojmë në një kohë të trazuar e cila kërkon bashkëpunim dhe qëllim.
Për Kosovën dhe Shqipërinë kjo nuk është thjesht një zgjedhje, por një domosdoshmëri një Shqipëri më e fortë do të thotë një Kosovë edhe më e fortë, një Kosovë më e suksesshme e ngrit edhe më lartë Shqipërinë.
Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc i kanë sytë kah ne, atyre vazhdimisht u shkelen të drejtat në mënyrë flagrante përderisa bota demokratike po i mbyll sytë para këtyre shkeljeve. Ne duhet ta ngirisim zërin si kurrë më parë në mënyrë që të ndërpriten këto shkelje ndaj popullit shqiptar të cilët jetojnë në këto treva”, tha Osmani. (A2 Televizion)