Forcohet pasaporta e Kosovës, një tjetër shtet e njeh zyrtarisht

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2024, 17:19 | Aktualitet

Forcohet pasaporta e Kosovës, një tjetër shtet e njeh zyrtarisht

Armenia sot ka njohur zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, shkruan A2 CNN.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Kreshnik Ahmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ahmeti shkruan se ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve.

Njoftimi i Ahmetit:

Pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet.

Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos