“Thaçi mori pjesë në krime”, Gjykata Speciale: Dha kontribut në qëllimin kriminal të UÇK

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 11:15 | Aktualitet

“Thaçi mori pjesë në krime”, Gjykata Speciale: Dha

Gjykata Speciale ka konstatuar se Hashim Thaçi ka patur kontribut të qenësishëm në atë që konsiderohet si plan i përbashkët kriminal nga UÇK. Kryetari i trupit gjykues në Gjykatën Speciale, Charles Smith III, tha se Thaçi shprehu tolerancë, inkurajim për krimet dhe mori pjesë personalisht në krime.

z. Thaçi tha kontribut të qenësishëm në zbatimin kriminal të përbashkët. Thaci si anëtar i shtabit të përgjithshme dhe si shef i drejtorisë politike ishte anëtar kyc në formulim dhe zbatimin kriminal të përbashkët. Këtu përfshihet shënjestrimi i kolaboracionistëve, lufta speciale kundër kundërshtarëve. Z.Thaci emëroi persona besnik në pozita komanduese që të kishin kontrollin e UCK dhe që plani i tyre të zbatohej deri në nivelet më të ulëta të hierarkisë. Shumë prej tyre kryen krime ose ishin në dijeni të kryerjes së krimeve, në përputhje me qëllimin e përbashkët. Z.Thaçi mori pjesë dhe inkurajoi krimet përmes publikimit të komunikatëve dhe luftës speciale, z.Thaçi shprehu tolerancë dhe inkurajim për kryerjen e krimeve kundër kundërshtarëve", tha trupi gjykues. 

"Thaçi mori pjesë personalisht në krime, përfshirë arrestimin, ndalimin dhe marrjen në pyetje të 13 parlamentarëve në Qirez dhe Bajicë, si dhe në arrestimin, ndalimin dhe vrasjen e paligjshme të Behajdin Hallaqit. Ai kishte dijeni edhe për arrestimin dhe ndalimin e disa personave të tjerë”, vijoi trupi gjykues.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos