Ushtarët shqiptarë dhe hungarezë të KFOR-it kryejnë stërvitje kundër zjarrit

Nga A2 CNN
1 Mars 2025, 18:44 | Aktualitet

Ushtarët shqiptarë dhe hungarezë të KFOR-it kryejnë

Ushtarët shqiptarë dhe ata hungarezë të misionit të  KFOR kanë kryer një stërvitje të përbashkët në Kampin e Novosellës, për të treguar gatishmërinë e tyre operacionale.

Në një njoftim në Facebook, KFOR-i thotë se ushtarët shqiptarë nga Komanda Rajonale-Perëndimore dhe Hungareze nga Batalioni Rezervë Taktike i KFOR-it të misionit të udhëhequr nga NATO, zhvillojnë rregullisht aktivitete stërvitore të zjarrit në Kampin e Novosellës.

Këto aktivitetet, sipas KFOR-it, zhvillohen për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, njofton KFOR-i. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos