Gjykata Kushtetuese e Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane, pas 13 vitesh nga aplikimi i saj në vitin 2011. Ky vendim shënon një moment historik për Kosovën dhe për sistemin e saj kushtetues, duke e integruar atë plotësisht në rrjetin evropian të gjykatave kushtetuese.
Pranimi i Kosovës në CECC u konfirmua gjatë Takimit Përgatitor të Rrethit të Kryetarëve, të Kongresit të XX-të të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane, dhe i cili u mbajt më 28 shkurt 2025 në Tiranë. Ky takim u organizua në kuadër te Presidencës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë si gjykata kryesuese e CECC për periudhën 2024-2027 dhe si organizatore e Kongresit të XX-të të kësaj Konference, i cili do të mbahet ne Maj te vitit 2027.
Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetarë dhe perfaqësues nga 32 gjykata kushtetuese të pranishme anëtare te CECC. (A2 Televizion)