“UÇK” shkon në OKB, shqiptarët protestojnë pas dënimit të komandantëve në Hagë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2026, 15:22 | Aktualitet

Protestë e madhe në New York pas dënimit te liderve te UCK. Komuniteti shqiptaro-amerikan u tubua para ndërtesës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku nisi edhe sesioni i 81-të i Asamblesë së Përgjithshme.

Simbolika e protestës para godinës ku mblidhen udhëheqësit e 193 shteteve anëtare të OKB është një shenje e forte reagimi pas vendimit të Gjykatës Speciale që dënoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin me gjithsej 81 vjet burgim. Motoja e protestës në New York ishte “Bashkë për Lirinë e Tyre” dhe “Drejtësi për ata që mbrojtën lirinë”.

Një tjetër thirrje ishte: "Jo në Emrin Tim", ndërsa shqiptaret mbanin ne duar flamujt e Shqipërisë, Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Kosovës dhe Bashkimit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos