
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Takimi u mbajt në New York, në kuadër të angazhimeve të liderëve gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Lajmi mbi takimin bëhet me dije nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, pa dhënë detaje mbi diskutimet mes dy liderëve. (A2 Televizion)