Zhbërja e Gjykatës Speciale, Deliu-Kodra: Presim mbështetjen e partive të tjera

Nga Rosalba Bejdo
21 Shtator 2026, 23:01 | Aktualitet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, ka thënë se ekspertët e kësaj partie e kanë analizuar në detaje iniciativën ligjore që sot është dërguar në Kuvend.

Ajo ka bërë thirrje ndaj partive të tjera politike që ta mbështesin këtë iniciativë.

Ekspertët tanë e kanë analizuar në çdo detaj. Ne edhe sot kemi bërë thirrje tek partitë e tjera politike që të mbështetet iniciativa që sot ka shkuar në Kuvend si propozim i PDK-së. Kërkojmë natyrisht që të kemi mbështetjen e partive të tjera, në mënyrë që të procedohet në Kuvend dhe të arrihet qëllimi për çka ne kemi kërkuar me çuar në Kuvend një ligj të tillë.”

Deliu-Kodra ka thënë se përmbajtja e iniciativës është publike, ndërsa ka theksuar nevojën për bashkëpunim mes partive politike, duke pasur parasysh rëndësinë e çështjes.

Aktualisht, krejt çka keni dëgjuar është publike. Po e thashë dhe po e ripërsëris, presim që për një ligj të rëndësisë së tillë, në një moment tepër të ndjeshëm shoqëror e politik, por veçanërisht edhe për vetë shtetin e Kosovës, ne presim që të kemi një bashkëpunim edhe me të gjitha partitë e tjera. Dhe kjo ka qenë edhe kërkesa që zoti Hamza e ka parashtruar sot tek subjektet e tjera politike, në mënyrë që ne si Kosovë të ndikojmë që përmes këtij ligji gjendja me Dhomat e Specializuara të ndryshojë.”

Ndërkaq, e pyetur se çka nëse nuk i kanë nënshkrimet PDK-ja për procedimin në Kuvend të plotësim ndryshimit, Deliu Kodra tha se nuk mund te deklarohet për këtë çështje pasi që sipas saj është herët.

Nuk mund të flas aktualisht për situata hipotetike, po e thashë, është ende herët të deklarohemi. Unë besoj në rëndësinë e një ligji dhe besoj në një proces të cilin Kosova duhet ta kalojë më e unifikuar se asnjëherë më parë, për shkak të rrethanave të dënimit tepër të rëndë të Dhomave të Specializuara mbi krerët e UÇK-së.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos