Dënimi i çlirimtarëve, nuk ndalen protestat me simbolet kombëtare dhe UÇK

Nga A2 CNN
21 Shtator 2026, 11:52 | Aktualitet

Studentë nga universitete publike dhe private të Kosovës janë mbledhur sot në Prishtinë duke marshuar drejt sheshit “Skënderbeu”, për të kundërshtuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në një lidhje me A2 Sot, gazetarja e A2 CNN Leonora Kolukaj raportoi se marshimi ka nisur nga Qendra e Studentëve, në të cilin marrin pjesë studentë nga Prishtina, Prizreni, Peja, Mitrovica, Gjakova, Gjilani, Ferizaj dhe qytete të tjera.

Dënimi i çlirimtarëve, nuk ndalen protestat me simbolet

Organizatorët e kanë cilësuar protestën si paqësore dhe kanë deklaruar se kërkojnë drejtësi dhe një proces gjyqësor pa ndikime politike. Studentët kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat derisa, sipas tyre, të ketë një zhvillim konkret lidhur me çështjen.

“Thirrja jonë është që të ketë rigjykim për katërshen në Hagë, të ketë drejtësi dhe mos të ketë politikë në gjykimin e tyre”, tha për A2 CNN një nga protestuesit.

Dënimi i çlirimtarëve, nuk ndalen protestat me simbolet

Protestat në Prishtinë kanë vijuar që pas vendimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara, të cilat shpallën fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për krime lufte dhe dënuan Thaçin e Krasniqin me nga 25 vite burg, Veselin me 18 vite dhe Selimin me 13 vite, kanë vijuar

 

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos