Veriu si bazë armësh, lirohet ish-efektivi i dyshuar për armatimet e sekuestruara

Nga Ideal Gola
15 Maj 2024, 20:05 | Aktualitet

Ish-efektivi i intervistuar si i dyshuar në lidhje me armatimin që është sekuestruar gjatë së martës në veri të Kosovës është liruar megjithatë hetimet janë duke vijuar.  Për policinë është i rëndësishëm fakti që tashmë ka dhjetëra armë më pak nëpër rrugët e veriut.

Nuk ka pasur vazhdim të operacionit gjatë ditës së mërkurë, mbrëmë është liruar në procedurë të rregullt ky personi për të cilin po flisni. Sidoqoftë policia është duke vazhduar me hetimin e rastit. Rasti po hetohet nga krimet e rënda në Prishtinë dhe nga IPK kështu që aty ku na dërgojnë hetimet aty edhe shkojmë, por për neve me rëndësi është që kemi me dhjetëra armë më pak në rrugë”, tha zv/drejtori i policisë së Kosovës në Veri, Veton Elshani.

Policia thotë se do të reagojë ndaj çdo informacioni të besueshëm që i vjen për armë. Megjithatë thotë se prania e tyre në çdo cep te veriut e bën situatën e sigurisë më të sigurtë.

“Me rëndësi është që ne të ndërhyjmë në secilin vend që ne besojmë se ka informacione kredibile se mund të ketë prova”.

Për ekspertët e sigurisë bashkëpunimi i qytetarëve është shumë i rëndësishëm në zbulimin e rasteve të tillë dhe dëshmon se duan një jetë tjetër larg grupeve kriminale.

Qytetarët, policia e rendit, AKI ose institucione të tjera të qeverisë kanë një bashkëpunim perfekt sepse edhe qytetarët janë lodhur më nga ato grupe kriminale që tashmë nuk janë në Republikën e Kosovës mirëpo që kanë lënë edhe armë aty”, tha eksperti Arben Dashevci.

Megjithëse Serbia nuk i ndal përpjekjet për destabilizim, ngjarje si ato të Banjskës vlerësohet se vështirë mund të përsëritën për disa faktorë. 

KFOR ka katërfishuar forcat, policia po furnizohet me çfarëdo lloj teknologjie me armë, kufiri është i sigurt me gjithë kapacitetet që ka shteti dhe të përsëritet një ‘Banjskë’ në Republikën e Kosovës, sipas mendimit tim, nuk ka mundësi më”, shtoi eksperti.

Të martën policia konfiskoi rreth 1600 municione, 10 armë të gjata, shok bomba, eksplozivë, radio-lidhje, uniforma të ushtrisë serbe dhe të Policisë së Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos