Dhomat e Specializuara në Hagë lirojnë ish-kreun e Malishevës

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 12:40 | Aktualitet

Dhomat e Specializuara në Hagë lirojnë ish-kreun e

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë liruar “me kusht”, ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj. Lirimi i tij me kusht është mundësuar pas dhënies së një garancie prej 30.000 eurosh.

Në nëntor të vitit 2023, Kilaj u arrestua nga Dhomat e Specializuara në Hagë, nën dyshimin për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë.

Pavarësisht se është liruar me kusht, Dhomat e Specializuara thanë se në vendimin për rishikimin e paraburgimit ndaj Kilajt, gjykata ka konstatuar se ende ekziston dyshimi i bazuar se ai ka kryer vetë ose së bashku me të tjerë, vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Gjykata shkruan se pavarësisht vendimit për lirim, ka ende rrezik “të moderuar” që Kilaj të arratiset dhe të pengojë ecurinë e proceduraleve penale.

Kilaj ka qëndruar për pothuajse gjashtë muaj në qendrën e paraburgimit në Hagë. Kur u arrestua, Prokuroria e Specializuar tha se ai dyshohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe shkeljen e sekretit të procedurave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos