Disa minuta pasi nisi manifestimi për shënimin e Vidovdanit, nisën edhe thirrjet dhe këngët nacionaliste të serbëve.
“Kosova është Serbi” u dëgjua nga pjesëmarrësit, të cilët valëvisnin flamurin serb.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 12 qershor, vendosi që në festën e “Vidovdanit”, të mos ketë simbole dhe flamuj serb.
Në arsyetim, gjykata tha se vendimi në fjalë mund të provokojë tensione ndëretnike, veçanërisht nëse perceptohet se autoritetet komunale favorizojnë një komunitet në kundërshtim me rendin ligjor.
(A2 Televizion)