Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin, shkojmë drejt turizmit elitar

Nga A2 CNN
28 Qershor 2025, 16:37 | Aktualitet

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin e Sazanit, për kryebashkiakun Ermal Dredha, është një promovim për rivierën si destinacion turistik. Në studion e Ditarit me Erion Dushin në A2 CNN ai tha se propozimi i çiftit amerikan do ta rikthejë në jetë ishullin e Sazanit, i cili ka qenë një zonë ushtarake që tashmë përdoret shumë pak. Sipas tij ky investim do të përthithë turizmin elitar.

“Ivanka Trump dhe Jared Kushner Nuk është hera e parë që vizitojnë shqipërinë kanë qenë edhe më parë një vizitë që na bën mirë, promovon Vlorën si destinacion turistik. Është një propozim që ka ardhur prej një viti. Është në fazë negocimi nuk kanë dalë detajet por të gjithë do të ndjehemi mirë se Vlora ofron turizëm dhe ku ta gjejmë të kemi investim të këtij niveli që të shkojmë drejt turizmit elitar. Rikthen në jetë ishullin e Sazanit i cili ka qenë vetëm në posedim të MM dhe një zonë ushtarake tashëm përdoret shumë pak. Po ku ta gjejmë ne të marrë një formë të kësaj natyre që na bën krenarë të gjithëve”.

Pavarësisht këtij investimi, Dredha tha se kjo nuk do ta eklipsonte Vlorën, përkundrazi do të ndihmonte prodhuesit vendorë.

"Absolutisht jo (nuk do ta eklipsonte Vlorën), qeveria kryeministri Rama e bashkia, ku ta gjejmë ta kemi një investim të tillë. Të gjithë investimet Si tuneli dhe aeroport Të gjithë këta komponentët që po zhvillohen shkojnë në funksion të këtyre investimeve. Ndihmon edhe prodhuesit vendorë e lokalë shton vëmendjen drejt qytetit të Vlorës. Ku ta gjejmë të fillojë sa më shpejt”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos