Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Prishtinë

Nga Ideal Gola
28 Qershor 2025, 18:47 | Politikë

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në

Përfundon takimi i liderëve politikë në Prishtinë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quajtën takimin si një farsë dhe të pasuksesshëm. Sipas tyre, Kurti me kryeneçësinë e tij po e interpreton ndryshe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë.

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në

Përfundon takimi i liderëve politikë në Prishtinë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quajtën takimin si një farsë dhe të pasuksesshëm. Sipas tyre, Kurti me kryeneçësinë e tij po e interpreton ndryshe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë. Në një deklaratë pas takimit, Abdixhiku, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti se nuk ka ndryshuar nga qëndrimet e mëparshme të Lëvizjes Vetëvendosje duke kërkuar votim të fshehtë dhe se Kosova vazhdon të mbetet në krizë politike.

Sipas tij LDK ka shprehur gatishmëri për konsensus, por Lëvizja Vetëvendosje insiston në votim të fshehtë, madje edhe propozon votimin dhe rrëzimin e komisionit për votim të fshehtë vetëm që të zgjidhet kryetare Albulena Haxhiu.

“I gjithë ky takim ishte një farsë publike. Qëndrimet e deputetit Kurti ka qenë pak a shumë janë të njëjta dhe nuk as respektonin dhe interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses. Për LDK-në është evidente që përgjegjësia për shumicën e krijimit i takon zotit Kurti me paragrafin 130 të aktvendimit të Kushtetueses. Kurti pranoi se nuk ka shumicë, por kërkoi kushtëzime, që të votohet fshehtë ose të rrëzohet votimi i fshehtë duke u votuar zonja Haxhiu sërish...Mos lëvizja nga këto pozicione e bën fatkeqe gjendjen e tanishme politike dhe mos respektimi i aktvendimit të Kushtetueses është hapi i parë në përmbytjen e rendit kushtetues. Ne bëmë thirrje që të arrihet konsensus, që të jepet e drejta të votohet pro, kundër dhe abstenim për kandidatët që propozonin... por ata kanë vendosur një pengesë që është votimi i fshehtë, dhe nuk mund të marrim pjesë në shkeljen e Kushtetutës pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese...”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së tha se ka mundësi për gjetjen e zgjidhjes, por nuk ka vullnet politik. Abdixhiku theksoi se pas 30 ditëve do të futemi në një gjendje të paqartë historike për Kosovën

“Pas tridhjetë ditëve do të futemi në një gjendje të paqartë historike për Kosovën dhe do të duhej një interpretim i ri dhe LDK-ja shpreson në intervenimin e presidentes së Kosovës... Ne jemi të interesuar për respektimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të votojmë lirshëm si deputet ose për më tepër një propozim që doli që të votohet njëherë Komisioni dhe pastaj të rrëzohet komisioni me kusht që të votohet Albulena. Merreni me mend çfarë logjike, hajde bëjmë lojëra. Kushtetuesja i jep partisë së parë përgjegjësisë partisë së saj për 61 deputetë, ndërro bëj marrëveshje politike. Marrëveshja politike dhe konsensusi janë gjëra të panjohura për zotin Kurti”, u shpreh Abdixhiku.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë jo më larg se tridhjetë ditë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos