Ka nisur takimi i liderëve partiakë te ftuar nga Kurti. Të pranishëm të gjithë liderët e partive te mëdha politike shqiptare përpos Ramush Haradinajt. AAK në këtë takim përfaqësohet nga nënkryetarja Time Kadrijaj. Në këtë takim nuk po marrin pjesë përfaqësuesit e Listës Serbe dhe as Nenad Rashiç.
Para takimit kryeministri në detyrë, njëherazi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti deklaroi se do të shohë kush do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës dhe se shpreson që pas takimit do të ketë çfarë të deklarojë.
“Së pari të shohim kush po vjen e si po ecën dhe pastaj të shohim”, tha Kurti para takimit.
Kurti është shoqëruar nga kryetari i Listës Guxo, Faton Peci si dhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila. Dy partnerët e vegjël që garuan në listë të përbashkët me Vetëvendosjen
(A2 Televizion)