Bundestagu miraton vazhdimin e pranisë së trupave gjermane në misionin e KFOR në Kosovë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2025, 21:38 | Aktualitet

Bundestagu miraton vazhdimin e pranisë së trupave gjermane në

Parlamenti gjerman (Bundestagu) ka miratuar vendimin për vazhdimin e pjesëmarrjes së trupave të Bundeswehr-it (trupave të ushtrisë gjermane) në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga ushtria gjermane, numri maksimal i trupave do të mbetet i pandryshuar, deri në 400 ushtarë.

Edhe pse mandati i KFOR-it është i pacaktuar në kohë, Qeveria Federale gjermane ia paraqet çdo vit Bundestagut për rishikim dhe miratim të mëtejshëm, si pjesë e mekanizmave demokratikë dhe mbikëqyrjes parlamentare mbi operacionet ushtarake jashtë vendit.

Në kontekstin e tensioneve të vazhdueshme në rajon, roli i KFOR-it dhe kontributi i Bundeswehr-it vlerësohen si thelbësorë për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. Ushtria gjermane konsiderohet një aktor kyç në mbështetjen e strukturave vendore të sigurisë dhe forcimin e paqes në vend.

Gjermania, si anëtare e NATO-s, mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar sigurinë si bazë për zhvillim të qëndrueshëm politik, ekonomik dhe social në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos