Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka marr mësimin e parë në pilotimin e një helikopterit. Këto mësime pilotimi i mori nga një pilot me përvojë, Joe Decapite.
Osmani në një postim në X shkruan se ndihet e nderuar që mori mësimin e parë në një nga kompanitë kryesore në botë në projektimin dhe prodhimin e helikopterëve.
“Më pëlqeu mësimi im i parë i pilotimit të helikopterit me pilotin Joe Decapite—një nga pilotët më me përvojë të Bell-it, i cili gjithashtu shërbeu në Kosovë 15 vjet më parë. E nderuar të mësoj nga më të mirët në një nga kompanitë kryesore në botë në projektimin dhe prodhimin e helikopterëve”, shkruan ajo.
Enjoyed my first helicopter piloting lesson with Pilot Joe Decapite—one of Bell's most seasoned pilots, who also served in Kosovo 15 years ago.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 10, 2024
Honored to learn from the best at one of the leading companies in the world in helicopter design and manufacturing. pic.twitter.com/LnzyEW2kS4 (A2 Televizion)