Deklarata për pastrim etnik, Kosova kallëzon penalisht ministren serbe

Nga A2 CNN
16 Korrik 2026, 17:07 | Kosova

Deklarata për pastrim etnik, Kosova kallëzon penalisht ministren serbe

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka kallëzuar penalisht ministre serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale Snezhana Paunoviç.

Kjo e fundit deklaroi se po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998 do ta kishte pastruar etnikisht Kosovën.

Gërvalla ka thënë se ka kërkuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit që në kuadër të kompetencave ligjore. “Nuk ka hapësirë për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit e krimeve monstruoze serbe dhe përhapjen e narrative që synojnë cenimin e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike si dhe nxitjen e urrejtjes. Deklaratat publike që synojnë të justifikojnë spastrimin etnik dhe dëbimin e një populli nuk mund të trajtohen si retorikë e zakonshme politike. Ato mbajnë pasoja të rënda historike, juridike e njerëzore”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Kujtojmë që deklarata e ministres serbe nxiti reagime të shumta në Kosovë, Serbi, dhe nga zyrtar të Bashkimit Europian.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos