
Takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përfunduar pa ndonjë dakordësi konkrete.
Pas takimit, Kurti deklaroi se si forca e parë politike, Vetëvendosje mban përgjegjësinë për formimin e qeverisë së re, ndërsa theksoi se procesi i zgjedhjes së presidentit kërkon angazhimin dhe përgjegjësinë e të gjitha partive politike.
Nga ana tjetër, Hamza u shpreh se përgjegjësia për ngritjen e institucioneve i takon Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa PDK-ja do të mbajë një qëndrim konstruktiv në rolin e saj si parti opozitare.
Konsultimet politike pritet të vijojnë gjatë ditës, teksa Kurti ka paralajmëruar një takim edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. (A2 Televizion)