E ardhmja e Kosovës në BE, Kurti: Jemi mes ekonomive me rritjen më të shpejtë në Ballkan

Nga Rosalba Bejdo
18 Tetor 2024, 20:51 | Ekonomi

E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Europian dhe për këtë arsye po harmonizojmë rregulloret me ato të BE dhe po forcojmë aftësinë konkurruese dhe kapacitetin e ekonomisë sonë.

Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të mbajtur në Paris: “Prezenca e Kosovës është e lidhur ngushtë me vizionin e Evropës, në aspektin e marrëdhënieve ekonomike dhe vlerave të përbashkëta të demokracisë, pluralizmit politik, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, ne jemi duke harmonizuar rregulloret me BE-në dhe po forcojmë aftësinë konkurruese dhe kapacitetin e ekonomisë sonë. Kështu që kur të vijë ajo ditë të maksimizojmë përfitimet, por edhe kontributet për familjen e kombeve evropiane”.

Kurti ka përmendur potencialin turistik e kulturor të Kosovës, duke e cilësuar vendin e tij si një perlë të fshehur. Po ashtu, sipas kryeministrit, Kosova po bën investime masive në infrastrukturë si autostradat moderne që lidhin me me vende të tjera të Ballkanit: “Kosova qëndron në mesin e ekonomive me rritjen më të shpejtë në Ballkan. Pavarësisht turbulencave globale me rritje të vazhdueshme mbresëlënëse në tre vitet e fundit, ne kemi udhëhequr Ballkanin Perëndimor në rritjen reale ekonomike. Në krahasim me vitin 2021, PBB-ja e Kosovës është 33 herë më e lartë sot sa flasim. Kemi dyfishuar eksportet dhe mbi dyfishuar investimet e huaja indirekte në tre vitet e gjysmë”.

Kurti u ndal edhe tek përparimi sa i përket demokracisë dhe stabilitetit institucional, e gjithashtu lufta kundër korrupsionit e informalitetit që, sipas tij, ka krijuar një mjedis pro biznesit në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos