Nis nga sot faturimi i energjisë për 15% më shtrenjtë, qytetarët i përgjigjen me protestë

Nga Tomorr Avdia
1 Prill 2025, 09:04 | Ekonomi

Nis nga sot faturimi i energjisë për 15% më shtrenjtë,

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se një rritje prej rreth 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, pritet të hyjë në fuqi sot me 1 prill 2025.

Ky ndryshim i faturës vjen pas ndryshimit të akrepave veror. Dhe kjo faturë do të jetë e vlefshme deri në muajin shtator.

Përkundër thirrjeve dhe pakënaqësive, rritja e energjisë ka hyrë sot në fuqi.

Ndryshe, këtë vendim e ka kundërshtuar edhe nga Presidenca e Kosovës e cila ka bërë të ditur të premten se kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke konsideruar se ai është nuk është në përputhje me kornizën ligjore që obligon Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike në vend.

Këtë vendim e ka kundërshtuar edhe nga Presidenca e Kosovës e cila ka bërë të ditur të premten se kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke konsideruar se ai është nuk është në përputhje me kornizën ligjore që obligon Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike në vend.

Reagimi i Presidencës ka ardhur pas paralajmërimeve të ZRRE-së për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind muajin e ardhshëm.

Kjo kërkon një analizë të mirëfilltë të rrethanave duke u fokusuar po ashtu në mbrojtjen e konsumatorëve dhe situatën ekonomike aktuale”, është thënë në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

Të shtunën më 5 prill, qytetarët nga mbarë vendi kanë paralajmëruar një protestë, para selisë së qeverisë. Kryeministri Kurti nuk është deklarua lidhure me këtë vendim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos