Kosova drejton gishtin nga Vuçiç, BE kritikon Listën Serbe, por “njeh” pasaportat false serbe

Nga Xhevahir Qardaku
9 Prill 2024, 20:00 | Kosova

Kosova drejton gishtin nga Vuçiç, BE kritikon Listën Serbe,

Bashkimi Europian kritikon Listën Serbe për thirrjet që po bën ndaj komunitetit serb të Kosovës për të bojkotuar procesin e regjistrimit të popullatës.

Zëdhënësja, Nabila Massrali, tha se përditësimi i censit bëhet në të mirë të të gjithë popullatës për një shpërndarje më të mirë të burimeve dhe shërbimeve publike.

 Zyrtarja e Brukselit kritika ndaj Listës Serbe pati edhe për bojkotimin e procesit zgjedhor për zëvendësimin e kryetarëve shqiptarë nga katër komunat veriore.

“Ne i bëjmë thirrje Listës Sërpska që të rimendojë vendimin”, u shpreh Massrali duke nënvizuar faktin që BE i konsideron këto zgjedhje një hap në drejtim të uljes së tensioneve.

Presidentja Vjosa Osmani, tha se bojkoti i kërkuar nga Lista Serbe po bëhet me urdhër të Vuçiçit. Kjo vjen në një kohë, kur Parlamenti Europian beri nje hap tjeter për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës që mbajnë pasaporta të paligjshme të lëshuara nga Serbia për territorin e Kosovës.

Nga qeveria e Kosovës theksuan se pasaportat ilegale të Serbisë shkelin sovranitetin e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos