Gjatë periudhës janar-shtator janë braktisur 16 fëmijë sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Bazuar në statistikat e ASK-së, në Podujevë dhe Malishevë janë raportuar 3 raste të braktisjes në këto nëntë muaj, transmeton KosovaPress.
Malisheva regjistroi 3 rastet e braktisjes në muajin maj, kurse Podujeva i regjistroi 2 në janar dhe 1 në muajin prill.
Nga dy raste të braktisjes u raportuan në Vushtrri dhe Ferizaj, kurse në Prishtinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Gjakovë dhe Viti u raportua nga një rast i braktisjes.
(A2 Televizion)