250 euro gjobë për Kurtin, kryeministri refuzoi të dëshmonte në prokurori

Nga Rosalba Bejdo
2 Prill 2025, 20:14 | Kronikë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është gjobitur nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 250 euro për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale të Kosovës  për të dëshmuar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore, pas tri ftesave të Prokurorisë.

Kurti u thirr për herë të parë më 10 dhjetor 2024, por ai nuk u paraqit pasi ndodhej për vizitë jashtë vendit. Pas kësaj, më 19 shkurt 2025, Prokuroria Speciale kërkoi nga Gjykata Themelore që ta detyronte kryeministrin të dëshmojë.

Në përgjigje, Zyra e Kryeministrit dërgoi një letër në Gjykatën Themelore, ku kërkoi që intervistimi të zhvillohej në ambientet e Kryeministrisë, duke theksuar se kjo ishte një praktikë e zakonshme dhe se Kurti ishte i gatshëm të bashkëpunonte. Megjithatë, ai refuzoi të paraqitet në Prokurorinë Speciale, duke e konsideruar thirrjen si një veprim të motivuar politikisht.

Në datën e fundit të caktuar nga Prokuroria për të dëshmuar, Kurti nuk u paraqit por vendosi të merrte pjesë në një aktivitet tjetër, të përuronte një çerdhe. I pyetur për dënimin nga Gjykata e Prishtinës Kurti me ironi tha se ndonjëherë ai dënohet, por se gazetarët nuk duhet të mërziten për këtë gjë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos