Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në Kaçanik.
Sipas Policisë, rreth orës 23:10 të mbrëmjes autoritetet kanë pranuar informacionin se një person ishte plagosur dhe ndodhej në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi”.
Policia tha se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçani, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët.
Polici që vdiq nga të shtënat me armë është Muhamet Lika.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti, të rënd kriminal. (A2 Televizion)