Aksident i rëndë në Pejë, ndërron jetë një i mitur. Plagosen dy të tjerë

Nga A2 CNN
2 Korrik 2025, 09:43 | Kronikë

Aksident i rëndë në Pejë, ndërron jetë një i

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së mërkurë në fshatin Treboviç të Pejës, ku për pasojë ka humbur jetën një i mitur. 

Viktima është 15-vjeçari me inicialet M.N., i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, shkruan A2.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe dy të mitur të tjerë që ndodheshin në automjet, përfshirë shoferin e mjetit. Të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin: “Rreth orës 00:02 kemi marrë njoftimin për një aksident në fshatin Treboviç. Vetura ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë betoni. Tre persona pësuan lëndime, ku fatkeqësisht njëri prej tyre ndërroi jetë në vend. Dy të tjerët u dërguan fillimisht në emergjencën e Spitalit të Pejës dhe më pas në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos