Kënduan "Kosova është Serbi", arrestime pas festës së Vidovdanit

Nga A2 CNN
28 Qershor 2025, 14:42 | Kronikë

Kënduan "Kosova është Serbi", arrestime pas festës

Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona në përfundim të shënimit të Vidovdanit.

Arrestimet erdhën pas thirrjeve nacionaliste nga ana e serbëve.

Në Gazimestan ata u dëgjuan duke kënduar këngë nacionaliste dhe duke thirrur “Kosova është Serbi”.

Që nga mëngjesi i së shtunës, në oborrin e manastirit të Graçanicës u mblodhën dhjetëra serbë, të cilët shkuan për të marrë pjesë në liturgji me rastin e Vidovdanit.

Policia e Kosovës shtoi praninë e saj në Graçanicë dhe në hyrje të kësaj komune mbërritën edhe Njësi Speciale të Policisë së Kosovës.

Shumë persona me flamuj serbë nuk u lejuan nga Policia e Kosovës, por pavarësisht kontrolleve të rrepta, serbët arritën ta fusin edhe një flamur me simbole patriotike gjatë shënimit të festës.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos