Arratiset i burgosuri në Kosovë, po merrte mjekim në spital

Nga A2 CNN
7 Gusht 2024, 10:48 | Kronikë

Arratiset i burgosuri në Kosovë, po merrte mjekim në spital

Shërbimi Korrektues në Kosovës ka pezulluar nga detyra dy punonjës pasi një i dënuar që ishte nën vëzhgimin e tyre u arratis teksa po merrte trajtim mjekësor në  Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Përmes një postimi në mësohet se i burgosuri L.Xh. i dënuar për fajde, ka arritur të ikë fshehurazi nga reparti i hemotologjisë rreth orës 06:30

“Pezullohen nga puna dy zyrtarë korrektues. Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh, i njëjti ishte i akuzuar  për Vepren Penale Fajde. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos