Serbi Dushan Neshiç është arrestuar sot në pikën e kalimit në Jarinjë. Këtë e konfirmoi zv/drejtori i Policisë për veriut, Kol. Veton Elshani.
Elshani tha se arrestimi është bërë në bazë të një urdhri gjyqësor për një akuzë që nga vitit 2022, që ka të bëjë me “kërcënime dhe kanosje”.
Ai shtoi se është arrestuar teksa po hynte nga Serbia në territorin e Kosovës.
Neshiç është ndaluar të hënën rreth orës pesë të mëngjesit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe gjendet në stacionin policor në Mitrovicën e jugut. (A2 Televizion)