Dy vajza të mitura janë sulmuar seksualisht në Kosovë gjatë muajit të fundit.
Rasti i parë ka ndodhur më 4 gusht, raporton Policia e Kosovës, ku një vajzë e mitur, mosha e saktë të cilës nuk është publikuar, është sulmuar seksualisht nga një person në Fushë-Kosovë. I dyshuari ndodhet në paraburgim për një vepër tjetër penale.
Ndërsa në Prishtinë, një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur më 22 gusht por është raportuar në polici vetëm një ditë më parë.
Një vajzë e mitur është shtruar në spital për të marrë trajtim mjekësor pasi dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. (A2 Televizion)