Digjet plotësisht një automjet në autostradën Fier-Vlorë

Nga Edi Ruçi
16 Mars 2026, 22:33 | Kronikë

Digjet plotësisht një automjet në autostradën

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën që lidh Fierin me Vlorën.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, ku makina është djegur pothuajse plotësisht, shkruan A2.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar nga ky incident.

Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke shkrumbuar automjetin.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo rrethana të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos