Njësitë policore të kryeqytetit të Kosovës kanë arrestuar një person të dyshuar për falsifikim parash.
Personi u arrestua vetëm pak minuta pasi policia mori informatën ka tentuar të kryejë një pagesë me para të falsifikuara në Prishtinë.
Në momentin e arrestimit personi i dyshuar ishte në një taksi – pasagjer, ku dhe ka tentuar të fshehë paratë e falsifikuara.
Shuma e konfiskuar nga policia është rreth 3 mijë euro në kartëmonedha prej 200 eurosh.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth rastit, ndërkohë që personi i dyshuar është dërguar në komisariat. (A2 Televizion)