Policia e Kosovës me aksion në jug dhe veri të Mitrovicës

Nga A2 CNN
19 Mars 2025, 10:54 | Kronikë

Policia e Kosovës me aksion në jug dhe veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës konfirmoi për KosovaPress se në jug dhe veri të Mitrovicës po zhvillohet aksion që ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri.

Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion”, tha Policia. Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos