Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi kanë sulmuar dhe ofenduar një zyrtar policor, i cili u vuri gjobë. Nga raporti i Policisë së Kosovës, bëhet e ditur edhe se të arrestuarit janë dërguar në paraburgim.
“Sulm ndaj personit zyrtar Leposaviq rreth orës 02:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, kanë sulmuar fizikisht dhe ofenduar zyrtarin policor, i cili ju kishte shqiptuar një gjobë trafiku. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar PK-ja. (A2 Televizion)