Sekuestrohen në Kosovë mallra kontrabandë nga Serbia

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2025, 19:02 | Kronikë

Sekuestrohen në Kosovë mallra kontrabandë nga Serbia

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar një operacion kundër kontrabandës me mallra nga Serbia në fshatin Dumnicë të Podujevës, ku janë sekuestruar 575 mijë copë filtra duhani të futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 11 dhjetor 2025, ndërsa më 15 dhjetor autoritetet kanë arritur të ndalojnë një automjet të ngarkuar me mallra të dyshuara për kontrabandë. Gjatë kontrollit shtesë, në një garazh dhe në një automjet tjetër janë gjetur mallra të fshehura, të cilat janë konfiskuar nga njësia doganore.

Fsh. Dumnic, Podujevë / 11.12.2025 – 19:25. Lidhur me rastin, më 15.12.2025 është arritur të ndalohet automjeti i ngarkuar me mallra, ndërsa në një garazhdën dhe automjet tjetër janë gjetur mallra të fshehura. Njësia doganore ka sekuestruar 575.000 copë filtër të duhanit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit kompetent, dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Kosovës, pas intervistimit janë liruar dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt./Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos