Gjendet i vdekur në veturë një person në Prishtinë

Nga A2 CNN
28 Janar 2026, 18:26 | Kronikë

Gjendet i vdekur në veturë një person në Prishtinë

Sot, një person është gjetur pa shenja jete në një makinë në Prishtinë, përkatisht në “Veternik”.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana, i cili bëri të ditur se viktima është gjetur i vdekur në një automjet dhe se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, tha ai.

Sipas tij, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Kosovapress/ (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos