
Tre persona të dyshuar, nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur dy persona në Prizren, një mashkulli dhe një femre.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Durak Rada”, në Prizren.
Viktimat nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa rasti është raportuar tek prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar. Policia nuk ka bërë të ditur nëse ka të arrestuar lidhur me këtë rast. (A2 Televizion)