Policia e Kosovës zbulon një laborator për falsifikimin e dokumenteve në Prishtinë

Nga A2 CNN
28 Janar 2025, 21:18 | Kronikë

Policia e Kosovës zbulon një laborator për falsifikimin e

Një laborator që prodhonte dokumente të falsifikuara është zbuluar nga policia e Kosovës këtë të martë në një banesë në Prishtinë.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se ka arritur ta zbulojë shtëpinë pasi më 24 janar e ka ndaluar një automjet në të cilin ka gjetur dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës.

Shoferi me inicialet F.K, është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Policia ka thënë se në objektin e zbuluar ka arritur të sekuestrojë makina laserike, printerë, mbi 20.000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës. Është bërë e ditur se Prokuroria e Kosovës është duke e hetuar rastin si falsifikim i dokumenteve dhe krim i organizuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos