Policia serbe hyn në Kosovë dhe rrëmben një person, dyshohet se është plagosur

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 16:38 | Kronikë

Një incident i rëndë raportohet mesditën e së hënës nga Policia e Kosovës.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se xhandarmëria serbe ka hyrë brenda territorit të Kosovës në zonën e Leposaviqit dhe ka rrëmbyer një shtetas të nacionalitetit serb, i cili dyshohet se po ashtu ka mbetur i plagosur.

Forcat e policisë së Kosovës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë pyetur dëshmitarët, ndërkohë që për këtë ngjarje është njoftuar dhe KFOR.

Të dhënat nga vendngjarja bëjnë me dije se  disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë,  teksa me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit.

Ende nuk ka të dhëna për personin e rrëmbyer, teksa hetimet vijojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos