Sekuestrohen mbi 200 kg drogë në Prishtinë

Nga A2 CNN
30 Tetor 2025, 07:29 | Kronikë

Sekuestrohen mbi 200 kg drogë në Prishtinë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale finalizuan me sukses një operacion antidrogë, në fund të së cilit u sekuestrua një sasi e madhe lënde narkotike e llojit kanabis sativa.

Sipas të dhënave paraprake, lënda narkotike u gjet e fshehur në një kamion pranë Prishtinës, që drejtohej nga shtetasi me inicialet S.J.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është arrestuar personi me inicialet S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

S.J., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë, teksa vijon puna për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos