Problemet në platformën e KQZ, Prokuroria e Kosovës nis hetimet

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2025, 11:15 | Kronikë

Problemet në platformën e KQZ, Prokuroria e Kosovës nis hetimet

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njoftoi se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, pasi ka pranuar informacion rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së, ka kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo, shkruan A2 CNN.

Ditën e zgjedhjeve në Kosovë, platforma e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pati probleme në raportimin e të dhënave. Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, reagoi për A2 CNN në lidhje me problemet dhe hodhi poshtë pretendimet për manipulime në platformën e rezultateve.

“Ju njoftoj se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente problemet teknike në platformë. Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ. Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem. Të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë. KQZ falënderon mirëkuptim të gjithë qytetarët dhe mediat”, tha Elezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos