Shpërthen bombola e gazit në Malishevë, humbin jetën babai dhe dy fëmijët e mitur

Nga Ideal Gola
16 Prill 2026, 14:42 | Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në Malishevë, humbin jetën babai

Dy fëmijë, njëri i moshës 9 vjeç dhe tjetri 12 vjeç, si dhe babai i tyre, që mësohet të jetë i moshës 35-vjeçare, kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në Malishevë, raporton A2 CNN.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjakovë, informata është pranuar rreth orës 13:00 për një incident zjarri në lagjen “Mirëdita”.

Lumni Graishta nga Policia në Gjakovë, tha: “Kanë vdekur tre persona nga zjarri në Malishevë. Viktimat janë babai me djemë”.

Vijon... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos