“Më premtoi pagë mujore dhe G-Class”, Plava: Murseli më tha se Behgjet Pacolli e dinte për vrasjen e Liridonës

Nga Xhevahir Qardaku
27 Mars 2026, 14:56 | Kronikë

I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, në dëshminë e tij mbrojtëse konfirmoi se gjithçka e kishte bërë në marrëveshje me Naim Murselin.

Ai deklaroi se ish-bashkëshorti i Ademajt, i ka kërkuar atij të marr përgjegjësinë për vrasjen dhe i kishte ofruar pagë 1 mijë e 300 euro në muaj dhe një veturë G-Class për ta kryer vrasjen.

Plava gjithashtu pretendoi se Naim Murseli i kishte thënë se për këtë rast ka qenë në dijeni edhe Behxhet Pacolli: “Marrëveshja me Naimin ka qenë, jam kanë në dijeni pak a shumë për këtë veprën penale për të cilën akuzohem tash. Por asnjëherë nuk ka treguar se kush është personi dhe më ka thënë vetëm ki me marr përgjegjësinë ti, kurgjo tjetër. Naimi më ka thënë. Unë pa u bërë dy vite të nxjerri prej burgut, ti e din çfarë pushteti kam, me fjalë të Naimit, siç më ka thënë Naimi mu, është në dijeni edhe Behxhet Pacolli për këtë rast... nuk ka shanca me ndejtë më shumë se 2 vite në burg, më ka ofruar para dhe punë. Naimi më ka ofruar para dhe punë me 1 mijë e 300 euro rrogë, më ka ofruar një veturë G-Class 3. Tani unë kam thënë përafërsisht me më tregu se kush është personi dhe më ka thënë nuk ke nevojë me dit kush është personi, vetëm kur ta dërgoj lokacionin veç ki me marr përgjegjësi, kinse e kam bërë unë vrasjen dhe ashtu e kam dhënë deklaratën edhe në Polici si jemi marr vesh me Naimin.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos