“Siguria në veri, e rrezikuar”, ekspertët: Vuçiç po tenton të eksportojë dhunën në Kosovë

Nga A2 CNN
7 Janar 2025, 20:05 | Kronikë

Ballkani Perëndimor, e veçanërisht Kosova, mbeten zona tejet tw rrezikuara nga ndikimi gjeostrategjik i Rusisë, që po përpiqet të destabilizojë rajonin përmes Serbisë.

Kështu mendojnë ekspertë të sigurisë në vend, teksa komentojnë për A2 raportin e Asamblesë Paralmentare të NATO-s që rekomandon shtim të trupave në Kosovë mes rrezikut për konflikte të reja.

Sipas ekspertëve, Vuçiç po përpiqet të devijojë vëmendjen nga protestat masive në vend, duke eksportuar dhunën në Kosovë përmes sulmeve të mundshme.

Kërkesa për rritjen e nivelit të sigurisë dhe shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë nga Lordi britanik Mark Lancaster, sipas Ibishit, bëhet pasi krahu jugor i NATO-s është më i dobët në krahasim me atë lindor.

Në raportin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s theksohet se prania e forcave të NATO-s në Kosovë mund të përforcohet akoma duke pasur parasysh zhvillimin e ngjarjeve në terren e rajon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos