Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli: Ndihem i pafajshëm, Tom Dodaj pranon fajin

Nga A2 CNN
31 Janar 2025, 12:41 | Kronikë

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli: Ndihem i pafajshëm, Tom Dodaj pranon

Prokuroja Javorka Përlinçeviq ka lexuar aktakuzën për vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë bashkëshorti i saj Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dedaj, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre para gjykatës.

Naim Murseli ka deklaruar para trupit gjykues se ndihet plotësisht i pafajshëm, kurse i akuzuari tjetër Tom Dedaj e ka pranuar fajin.

Pas pranimit të fajësisë shpallja e aktgjykimit për Tom Dodajn do të kryhet sot në ora 12:40. I akuzuari, Tomë Dodaj ngarkohet me veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse. Pranimin e fajësisë të Tom Dodajt e pranuan edhe Prokuroria dhe pala e dëmtuar.

Ndërsa, i akuzuari Granit Plava ka zgjedhur të mbrohet në heshtje, kurse Kushtrim Kokalla ka thënë se nuk deklarohet rreth fajësisë pa u konsultuar më avokatin e tij.

Më 15 janar të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se kishte ngritur aktakuzë për vrasjen e 30-vjeçares Ademaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos