"Ktheni stabilitetin politik”, Kurti: Nuk duam të hyjmë në BE nga dera e pasme

Nga Ideal Gola
15 Maj 2026, 13:34 | Kosova

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, i ka bërë thirrje spektrit politikë në Kosovë gjatë një vizite në Prishtinë të gjejë gjuhë të përbashkët për t’i dhënë fund ngërçit të gjatë institucional dhe të formojë institucione të qëndrueshme, në mënyrë që vendi të ecë përpara drejt bllokut evropian.

Kos në vizitën e saj të parë në Kosovë pas marrjes së detyrës më 2024 - u prit të premten nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, para se të takohej me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, shkruan A2CNN.

Duke folur në një konferencë për media përkrah Kurtit, Kos tha se “nuk ka siguri në Evropë pa Kosovën”. Por, ajo tha se Kosova – e cila ende nuk e ka statusit e vendit kandidat për t’u anëtarësuar në bllok, duhet të ketë sa më parë institucione të qëndrueshme dhe funksionale.

Thirrja ime e qartë në këtë vizitë është për të gjithë aktorët politikë për ta gjetur një mënyrë për ta kthyer stabilitetin institucional. Është e rëndësishme që pasi të bëhet Kuvendi i ri, liderët politikë në Kosovë të bashkohen dhe t’i themelojnë të gjitha institucionet, përfshirë zgjedhjen e presidentit të ri përmes kompromisit dhe t’i japin fund këtij ngërçi të gjatë institucional. Kosova ka një perspektivë të madhe evropiane. Dhe për mua personalisht, unë jam e etur për ta rritur intensitetin e punës me Kosovën pasi të jenë formuar institucionet e reja”, tha Komisionierja për Zgjerim e BE Marta Kos.

Kurti, në anën tjetër, tha se “patëm një takim produktiv dhe të drejtpërdrejtë”. Ai tha se në takim me Kosin e ngriti çështjen e statusit të vendit kandidat për Kosovën dhe të hapjes së negociatave me bllokun. Kurti përmendi aktetet terroriste të Serbisë në Kosovë dhe kërkoi që në BE të anëtarësohet në bazë të meritës.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Ndër pengesat kryesore për përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së është edhe mosnjohja e pavarësisë së saj nga katër vendet anëtare, Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos