VV e akuzoi për dhunë brutale ndaj Hysni Mehanit, reagon Lushtaku: U etiketova "Sami Serbia" dhe qytetarët reaguan

Nga A2 CNN
14 Maj 2026, 14:21 | Kosova

VV e akuzoi për dhunë brutale ndaj Hysni Mehanit, reagon Lushtaku: U

Kreu i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku ka reaguar pas pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, se ai ka dhunuar brutalisht Hysni Mehanin, kreu i qendrës së LVV në Skënderaj.

Sipas Lushtakut qytetarët reaguan pasi nuk mund të lejonin etiketime si “Sami Serbia”, nga mekanizmat e Albin Kurtit, shkruan A2CNN. 

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si "Sami Serbia" qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar Lushtaku në "Facebook".

Më herët VV tha se Mehani u sulmua brutalisht në një kafene në qendër të Skënderajt nga kreu i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku. Po sipas Vetëvendosjes Mehani është goditur me grusht dhe më gotë në kokë, raporton A2CNN.  

 “Fillimisht, Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Pas përpjekjes së Sekretari të Qendrës, Bahri Zabeli për të parandaluar përshkallëzimin është sulmuar dhunshëm nga shoqëruesit e Sami Lushtakut edhe ai duke pësuar goditje të rënda. Hysni Mehani aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor”, deklaroi VV.VV e akuzoi për dhunë brutale ndaj Hysni Mehanit, reagon Lushtaku: UV. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos